Sunday, April 3, 2011
BDI: Kyçja e Zhelinës në njësinë e parë nuk është interes shqiptarë
Partia shqipatre në pushtet Bashkimi demokratik për Integrim ëshët shprehur, pozitivisht ndryshimit të kufijëve të njësisë së gjashtë zgjedhore. Sipas partis së Ahmetit, ndryshimi i kufijëve të kësaj njësie duhet të ndodhë pasiqë e njejta është në kundërshtim me Kodin Zgjedhorë.
BDI-ja, ka regaur edhe ndaj deklaratve të djeshme të yzrtarëve të DR-së, të cilët kërkojnë që Komuna e Zhelinës ti bashkëngjitet njësisë së parë ygjedhire, pasiqë sipas tyre kjo do të ishte në dëm të shqiptarëve.
Propozimet e pamatura dhe të dëmshme për shqiptarët vetëm e vetëm të përfitojë poena pollitik, ashtu sikurse me regjistrimin edhe tani kërkon që Zhelina ti bashkëngjitet njësisë së parë zgjedhore me çrast me apo pa vetëdije dëmton iteresin shqiptarë", thuhet në reagimin e BDI-së.
Në partinë e Ahmetit janë të qëndrimit se qendra e Zhupës duhet ti bashkëngjitet njësisë së pesët zgjedhore.
Subscribe to:
Posts (Atom)